Besa Kokëdhima tregon haptazi dëshirën për tu bërë nënë

Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime” që janë këngë festash.

E rrethuar nga fëmijë të shumtë, Besa është ndjehur shumë e lumtur dhe tha se kjo i ka ngallë dëshirën për të bërë fëmijë.

“Këta fëmijë kaq të bukur Jonida më ngjallin dëshirën që të bëj fëmijë”, është shprehur këngëtarja e njohur, e cila më pas vazhdoi duke thënë që nëse do të ishte nënë do të ishte shumë protektive ndaj fëmijëve të saj.

Moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur nëse është në planet e saj të afërme për të bërë fëmijë, por mesa duket duhet të presim edhe pak që ta shohim Besa Kokëdhimën nënë.