Besa hedh në gjyq emisionin pas akuzave për këngë të vjedhur

Besa Kokëdhima ishte akuzuar për këngë të vjedhur.

Besa Kokëdhima ishte një nga këngëtaret konkurruese këtë vit për vendin e parë tek ‘Kënga magjike’ por pas tragjedisë së 26 nëntorit, ajo kishte vendosur të dorë hiqej nga festivali, shkruan lajmi.net.

Por ‘Thumb on’ e kishin hedhur poshtë këtë teori duke thënë se arsyeja e dorëhejqes së këngëtares nga ky festival është kënga e vjedhur.

“Nuk kam dëshirë por më duhet t’iu padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura. Suksese në jetë”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instastory.