Bes Kallaku nis ditën i mbushur me dashuri

Aktori dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku e ka nisur ditën me shumë dashuri e pozitivitet. Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, Besi po i kushton një pjesë të madhe të kohës së tij fëmijëve.

Sot ai ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të ëmbël me vajzën e tij, Ajkën, duke treguar edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me të.

Kujtojmë se edhe pas ndarjes, Besi është treguar një baba i përkushtuar dhe shumë i kujdesshëm ndaj dy fëmijëve të tij, Ajkës dhe Amenit, duke qenë gjithmonë pranë tyre në çdo moment të rëndësishëm,shkruan Kosovarja.