Mesfushori sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka vazhduar me gola në League One.
Të shtunën Ipswichi fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Burtonit.
Celina realizoi gol në minutën e 78-të të ndeshjes, derisa në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të.
Mesfushori ka pesë gola dhe katër asistime në këtë kampionat me fanellën e Ipswichin.
Ipswichi pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura.
Celina po luan në huazim te Ipswich nga klubi francez Dijon.