Bernardo Silva i shuan shpresat Barçës: Jam i lumtur te City

Bernardo Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
E ardhmja e Bernardos është ende në ajër, por portugezi donte ta bënte të qartë pas ndeshjes (ndaj Newcastle United) se ai është i lumtur te Manchester City mes thashethemeve dhe informacioneve për nënshkrimin e tij të mundshëm me Barçën.

“Jam i lumtur këtu. Po bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar klubin. Jam shumë i fokusuar,” tha Silva, për faqen e Manchester City.

Përveç Barcelonës edhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mesfushorin portugez.