Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City

Mesfushori portugez, Bernardo Silva po shkon drejt largimit nga Manchester City.Dëshira për të provuar një sfidë të re, po e bën portugezin të marrë këtë hap.

Vendimi i tij është marrë që nga janari, ku ka disa klube të interesuara në Evropë, Arabinë Saudite dhe MLS.Fokusi i tij i plotë është të përfundojë sezonin me Manchester Cityn dhe më pas të vendosë destinacionin e tij të ardhshëm.

Silva, deri më tani ka bërë 449 paraqitje me Cityn ku ka shënuar plot 76 gola dhe 77 asistime, teksa ka fituar gjithçka përfshirë një “Tripletë” në vitin 2023.