Bernardo Silva ka thurur lëvdata për shokun e tij të skuadrës, Erling Haaland.
Ylli portugez i Manchester City, Bernardo beson se Erling Haaland është lojtari i vetëm që i afrohet Cristiano Ronaldos.
Këto komente vijnë nga një lojtar që me Ronaldon luan në nivel kombëtaresh.
“Kurrë si dihet çfarë do të ndodh, Erling është akoma i ri, ka shumë për të bërë, por mentalitetin e ka aty”, ka thënë Bernardo, transmeton lajmi.net.
“Unë luaj me Erling, kështu që shpresoj ta bëjë. Por, standardet janë të larta – Cristiano ka fituar pesë topa të artë, gjashtë Champions League – por jam i mahnitur nga Erling. Sinqerisht, duke folur me shokë, ju them se ai është i vetmi që i afrohet Ronaldos, në aspektin e të diturit se ku është topi dhe ku do të përfundojë në zonë”, shtoi portugezi, i pyetur nëse Erling mund t’i arrijë nivelet e CR7.
Bernardo dhe Erling Haaland sonte do të kenë një test të vështirë, kur përballë do të kenë skuadrën e Liverpool.




