
Federico Bernardeschi duket se do ta vazhdojë karrierën në MLS.
Ylli italian mbylli ciklin e tij te skuadra e Juventus dhe tashmë është lojtar i lirë, duke kërkuar skuadër.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se skuadra e Toronto i ka bërë një ofertë lojtarit dhe ai ka pranuar këtë ofertë, përcjell lajmi.net.
28 vjeçari pritet të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e Toronto, pasi mund të mbulojë disa pozita në fazën ofensive.
Te Juventus, Bernardeschi kontribuoi në 12 gola dhe 24 asistime, në 183 ndeshje të luajtura. Ai ka 39 paraqitje me skuadrën kombëtare të Italisë.