Bërnabiq thotë se Serbia po përballet me presione nga fuqitë e mëdha

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se po përballen me presione të mëdha nga shtetet e fuqishme perëndimore pas nënshkrimit të marrëveshjes mes vendit të saj dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme.

Madje, ajo pretendon se presioni ndaj Serbisë “është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e hipokrizisë së fuqive të mëdha”.

“Karta e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare ruanin paqen në botë. Shkelja e tyre në rastin e Serbisë, që ishte e qartë për të gjithë ata që donin ta shihnin në atë kohë, hapi Kutinë e Pandorës dhe interpretimi selektiv i parimeve të së drejtës ndërkombëtare e solli botën atje ku jemi sot”, tha Bërnabiq, shkruan B92.

E para e qeverisë serbe theksoi se vendi i saj është që të respektohet pa dallim e drejta ndërkombëtare.

“Pa dallim do të thotë se integriteti territorial i vendeve të njohura ndërkombëtarëshit është i pacenueshëm”, tha ajo.