Bërnabiq: Të përshpejtohet procesi eurointegrues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Serbia mbështet rrugën e eurointegrimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Bërnabiq theksoi se kjo deklaratë theksohet vazhdimisht gjatë takimeve që Serbia ka me partnerët evropianë.

“Serbia sinqerisht mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane. Ne edhe në bisedimet tona për afërsinë tonë drejt Bashkimit Evropian gjithmonë i tregojmë partnerëve tanë evropian rëndësinë e procesit të integrimit, që të përshpejtohen proceset eurointegruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse kjo do të jep impuls pozitiv për zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Bërnabiq.