Berlini nuk konfirmon vizitën e kancelarit në Kiev

07 June 2022, Lithuania, Vilnius: German Chancellor Olaf Scholz (SPD), speaks at a press conference. During the trip, Scholz will visit the more than 1,000 Bundeswehr soldiers stationed in Lithuania. It is the Chancellor's first visit to the eastern NATO states since the start of the war. Photo: Michael Kappeler/dpa (Photo by Michael Kappeler/picture alliance via Getty Images)

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi sot të konfirmojë raportet se kancelari Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev të enjten me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Gazeta italiane La Stampa, ka raportuar më parë se tre liderët evropianë do të vizitojnë kryeqytetin ukrainas të enjten. “Ne nuk e konfirmojmë këtë ende”, tha zëdhënësi.

Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës dhe është përballur me kritika nga jashtë për qëndrimin e tij të kujdesshëm për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, duke përfshirë tanke dhe armë zjarri.

Në Gjermani, ka pasur zhgënjim midis partive më të vogla në qeveri për ato që ata i përshkruajnë si mangësi në udhëheqjen e Scholz-it mbi Ukrainën . Është një përçarje e brendshme politike që minon unitetin e Perëndimit kundër Rusisë.