Autoritetet gjermane kanë miratuar zyrtarisht zgjerimin e një sipërmarrjeje të përbashkët mes prodhuesve të armatimit Rheinmetall dhe KNDS, duke i hapur rrugën zhvillimit të një tanku të ri kryesor luftarak për Forcat e Armatosura Gjermane.
Sipas njoftimit të autoritetit, Bundeswehr-i, në cilësinë e porositësit, ka kërkesa specifike teknike dhe operacionale që nuk mund të përmbushen nga asnjë prej kompanive individualisht.
Për këtë arsye, bashkëpunimi i ngushtë mes tyre konsiderohet i domosdoshëm për realizimin e projektit.
Tanki i ri synohet të shërbejë si një zgjidhje e përkohshme për Bundeswehr-in, deri në momentin kur pritet të hyjë në shërbim një tank i ri i gjeneratës së ardhshme, i zhvilluar bashkërisht nga Gjermania dhe Franca, me dorëzimet e para të parashikuara pas vitit 2045.
Sipërmarrja e përbashkët mes Rheinmetall dhe KNDS ishte krijuar fillimisht për realizimin e porosisë për mjetin luftarak të këmbësorisë Puma.




