Berkim Sherifi u zgjodh kryetar dege Zhelinë-PDSH

Në kuadër të procesit për ristrukturimin dhe forcimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Zhelinë.

Me votë unanime të kuvendarëve, për kryetar të Degës në Zhelinë u zgjodh z. Berkim Sherifi. Gjatë këtij kuvendi u votua edhe kryesia e re e degës, e cila do të angazhohet me përkushtim në realizimin e prioriteteve programore dhe në konsolidimin e mëtejshëm të strukturës organizative.

 

 

 

 

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë politike, disiplinës organizative dhe angazhimit aktiv të çdo strukture për t’u përballur me sfidat që e presin partinë në periudhën në vijim.

 

 

Ky kuvend paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe organizimit më efikas të PDSH-së në Zhelinë.