Berisha u flet demokratëve nga dritarja e banesës: Do vazhdojmë të pamposhtur (VIDEO)

 

Edhe pse në arrest shtëpiak, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka gjetur mënyrën për të folur para demokratëve. Këtë të mërkurë, ai ka dalë në dritaren e banesës së tij pasi mbështetës të tij janë mbledhur me pankarta në duar poshtë ndërtesës.

Berisha theksoi në fjalën e tij se kjo betejë është për pluralizmin dhe se ai nuk do heqë dorë derisa ata që i quan “laro të kryeministrit” të marrin vendin që meritojnë.

“Miqtë e mi, kjo është një betejë e cila ka një mision të shenjtë e hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij, 33 vjet nga themelimi i PD. Sot unë paraqita në fb tim flamurin e Partisë Demokratike, në fakt ai është i pluralizmit politik. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtjen primitive, me tërbimin e papërmbajtur të etërve të tij me shpresë se do mundë të arkivojnë në histori PD-në. Por ne jemi këtu sot për t’u betuar para ndëgjegjies tonë, para njëri-tjetrit se Edi Rama me grupin e tij kriminel, me skapistët e tij të krimit do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, ka thënë Berisha./tvklan.al