Berisha takon personalitete të diasporës në SHBA: Diskutuam për zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me disa personalitete të diasporës shqiptare në SHBA, mes tyre Rrustem Gecaj, Agim Rexha, Syl Lajci dhe Sali Lajci.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se gjatë takimit u ka përcjellë mirënjohjen për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Kreu i PD-së bëri me dije se biseda është zhvilluar në një frymë mirëkuptimi dhe është fokusuar te zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Berisha e cilëson takimin si të hapur dhe miqësor, ndërsa vlerëson rolin e personaliteteve të diasporës në çështjet kombëtare.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Takim me personalitete të shquara të diasporëa Z. Rrustem Gecaj, T. Agim Rexha, Z. Syl Lajci e Z. Sali Lajci.

Të dashur miq, dje pata një takim të hapur dhe miqsor me disa nga personalitet më të shquara të diasporës tonë në SHBA dhe miq të mi të kahereshëm Zotrinjtë Rrustem Gecaj, Agim Rexha, Syl Lajci e Sali Lajci.

Në këtë takim shfrytëzova rastin t’ju shpreh atyre mirënjohjen time më të thellë për rolin e tyre tejet të çmuar dhe të pazevendësueshëm në lirinë e Kosovës dhe mbështetjen e Shqipërisë.

Në takim në frymë mirkuptimi të plotë diskutuam mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.