Berisha: Rama ka caktuar në të njëjtën orë konferencë me mua, por zemrat e qytetarëve janë te protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp të përjavshme. Fjalën e tij e nisi duke kujtuar se në të njëjtën orë ka thirrur konferencë për mediat edhe kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, Berisha thotë se sytë dhe zemrat e qytetarëve janë në selinë blu, për protestën që do të zhvillohet në datën 7 korrik.

“Ka caktuar konferencë në të njëjtën kohë me ne, por sytë, zemrat e qytetarëve janë te protesta dhe zëri i saj në këtë tryezë. Ndaj dhe unë jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë që të bashkoheni në protestë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së datës 7. Berosha u shpreh me bindje se kjo rrugë do të sjellë fitoren.

“Të bëjmë që zëri i qytetarëve të dridhë nga themelet këtë regjim. Qytetarët janë të ftuar në datën 7 të protestojnë për ndryshimin e këtij vendi. Sot Shqipëria është vendi që rrit fëmijë për emigracion. Të rinjtë largohen nga ky vend njëlloj sikur të ishte në një konflikt civil. Kjo për shkak të politikave të spastrimit etnik që ndjek Edi Rama. në të gjitha takimet unë gjej një thirrje që buron nga shpirti i qytetarëve për tu bashkuar në këtë protestë si sipari i një rruge që do të çojë në përmbysjen e pushtetit autokratik të Edi Ramës. Ai u rikthye në modelin e etërve të tij. Ai sot si askush tjetër përveç Lukashenkos kontrollon të gjitha pushtetet. Kjo rrugë do të sjellë fitoren e merituar të popullit opozitar”, tha Berisha. g.v/abcnews.al