Berisha publikon pamje nga Durrësi: 6 ditë pas përmbytjeve qytetarët ende nën ujë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot denoncimet për situatën e krijuar nga përmbytjet në qytetin e Durrësit, të cilat prej rreth se një jave kanë lënë shumë zona nën ujë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video që, pasqyron gjendjen e rëndë me të cilën po përballen ende qytetarët. Në pamje shihet një banor që ecën me çizme në oborrin e shtëpisë së tij, i cili vazhdon të jetë i përmbytur edhe pas disa ditësh nga rënia e reshjeve intensive.

Sipas Berishës, videoja tregon mungesën e masave efektive nga ana e qeverisë për përballimin dhe zgjidhjen e situatës, pavarësisht kohës së kaluar nga përmbytjet.

Postimi i tij shoqërohet me mbishkrimin:
“Këto pamje janë sot 6 ditë pas përmbytjes në Durrës!”

Përmbytjet e fundit kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe kanë vështirësuar jetën e banorëve në disa qytetite.

Postimi i Berishës:

Këto pamje janë sot 6 ditë pas përmbytjes në Durrës!

© SYRI.net