Berisha: Protestat tona do të vijojnë, 8 janari ishte vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Shkodrës në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryedemokratin se është marr peng nga kryeministri Edi Rama dhe se në protestën e 8 janarit selia blu ruhej nga banda. Berisha paralajmëroi se do të zhvillojë të tjera protesta deri në marrjen e selisë blu. Po ashtu, lideri historik iu bëri thirrje demokratëve dhe deputetëve që të braktisin Bashën.

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione nga demokratët e Shkodrës.

I ndodhur në kyeqendrën e Veriut në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha tha se aktualisht partia është një pikë kritike për shkak të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas tij më 8 janar rrethoi selinë me banda dhe blinda me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

Berisha iu kërkoi demokratëve dhe deputetëve që të braktisin Bashën, teksa theksoi se protestat do të vijojnë dhe se 8 janari ishte vetëm fillimi.

Lideri historik I PD deklaron se revolucioni nuk do të ndalet deri në marrjen e selisë blu e cila është shtëpia e demokratëve.KlanMacedonia/