Berisha: Nuk ka paqe me Edi Ramën! Beteja tjetër do jetë edhe më madhështore dhe më e fuqishme

Tanimë nuk ka paqe për kryeministrin Edi Rama. Ky ishte paralajmërimi që lëshoi kryetari i PD, Sali Berisha në përmbyllje të protestës së organizuar këtë të dielë, 22 mars nga selia blu.

Në fjalën e tij përmbyllëse para gazetarëve dhe simpatizantëve të PD, Berisha tha se beteja tjetër në përballjen me narkoregjimin do jetë edhe më madhështore dhe më e fuqishme.

‘Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës ajo që është jetike, është largimi me urgjencë i Edi Ramës dhe bandës së tij nga pushteti.

 

Ardit Hoxha, EuroNews: A mund të sqaroni pak incidentin që ndodhi me ju personalisht, çfarë ju hodhën, spraj, gaz lotësjellës?

Sali Berisha: Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij.

Ne jemi në një betejë dhe në këtë betejë ne nuk kemi të ndaluar.

Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen.

Ardit Hoxha, EuroNews: Kur…

Sali Berisha: Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë.

Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre.

Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.

T’i shporrim këta kusarë që nuk kanë ligj, as moral.

Edhe njëherë, mirënjohje ndaj jush, të vazhdojmë betejën.

Fitorja është e jona.

Ishte një demonstratë e shkëlqyer.

Domethënë tejkaloi çdo lloj projekti. Tjetra do jetë edhe më madhështore. Më e shkëlqyer.

Nuk ka paqe më.

Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.

Atëherë pra, mirënjohje ndaj jush dhe ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë betejë epike.

Demokratët nuk mposhten kurrë.

Daniela Maloku, ReportTv: A funksionon kjo lloj proteste, protesta marshim, apo mbase do të ishte më mirë që qytetarët të kishin dëgjuar dhe fjalimet tuaja.PD në broshurat që ka shpërndarë ka shkruar si arsye për të protestuar edhe rritje të çmimit të naftës. Sot nuk u dëgjua asnjë fjalim. A mos do ishte më mirë që të ktheheshim tek kjo lloj proteste.

Sali Berisha: Tani, PD është partia që ka marrë përsipër misionin për përmbysjen e këtij regjimi.

Në mënyrë absolute agjenda e saj do të shkojë gjithnjë duke u pasuruar dhe duke mbrojtur interesat jetike të qytetarëve shqiptare.

Por ajo që është imperative, ajo që është jetike largimi me urgjencë i Edi Ramës dhe bandës së tij nga pushteti.

Mirupafshim së shpejti tani në betejën tjetër.

© SYRI.net