Berisha: AAK nuk do të votojë një qeveri me shumë të panjohura

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka theksuar se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.

Ai këto komente i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“AAK asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë. Aleanca nuk ka asnjë arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje Aleanca do ta paraqes në seancën e së hënës”, ka shtuar Berisha.