Karim Benzema i ka mirëpritur lavdatat e Lionel Messit për të, duke thënë se e motivojnë për të vazhduar.
Argjentinasi tha se sulmuesi e meriton “Topin e Artë” për këtë vit, pas performancave mbresëlënëse që pati në nivel klubesh, transmeton lajmi.net.
“Po, i dëgjova ato çfarë Messi tha për mua. Jam i lumtur që dëgjoj kësolloj fjalësh nga një lojtar i madh. Këto fjalë më motivojnë për të vazhduar tutje”, tha ndër të tjera Benzema.
Francezi e udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të La ligas dhe Champions Leagues gjatë këtij sezoni si top golashënues në të dyja kompeticionet.




