Benzema futet në stadium me këngën e reperit shqiptar

Reperi shqiptar Don Phenom muaj më parë kishte publikuar një këngë në emër të sulmuesit të Real Madrid Karim Benzema.

Para ndeshjes së Realit me Athletic Bilbao, kjo këngë është publikuar nga faqja zyrtare e La Ligas në Instagram.

“LaLiga” ka shoqëruar hyrjen e sulmuesit francez me këngën e Don Phenom.

Si duket futbollistët e Realit janë dhënë shumë pas repit shqiptar. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras pa gola në “Santiago Bernabeu”.