Bennacer do të rikthehet kundër Frosinones

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer pritet të emërohet në skuadrën e ndeshjes për herë të parë në sezonin 2023-24, pasi lëndimi e ka lënë jashtë qe gjashtë muajsh.
Algjeriani nuk ka luajtur që nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër rivalëve Inter në prill, shkruan lajmi.net.

Në ditët në vijim, Milan konfirmoi se Bennacer kishte pësuar një dëmtim të rëndë në gju, i cili kërkonte operacion, dhe që do ta mbante atë jashtë fushës për një periudhë të pritshme prej gjashtë muajsh.

Sipas përditësimeve nga Gianluca Di Marzio të premten pasdite, Bennacer do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen meFrosinonen të shtunës në mbrëmje, por nuk është konfirmuar se sa rol apo sa minuta do t’i jepet në “San Siro”.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45.