Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, Benita po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me një çantë elegante që i ka tërhequr vëmendjen ndjekësve.
Edhe pse duket shumë stil dhe luksoze në pamje, çanta nuk ka një çmim shumë të lartë. Sipas informacioneve, ajo kushton rreth 129 euro, shkruan Kosovarja.

Me këtë paraqitje, Benita ka treguar se eleganca nuk lidhet gjithmonë me çmime shumë të shtrenjta, por edhe me mënyrën se si kombinohet stili.



