Beniada Nishani është bërë e njohur nga rrugëtimi i saj në “Big Brother VIP”.
Modelja dhe ish banorja e “BBV”, ka arritur të fitojë një publikë me sinqeritetin dhe theksin e saj e të folurit, shkruan lajmi.net.
Jeta dhe karriera e saj lidhet me Italinë.
Por pas përfundimit të spektaklit ajo bëri të ditur se do të qëndrojë në Shqipëri.
Modelaj është mjaft aktive edhe në rrjete sociale dhe së fundmi ka prezantuar shtëpinë luksoze që duket se e ka blerë në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar ajo duke zbuluar pak nga ambientet e këtij investimi.
Së njëjtës po ashtu iu është ofruar edhe një punë e re, si prezantuese e një emisioni sportiv.
Përveç si modele, finalistja e “BBV” kishte marrë pjesë edhe në disa filma të famshëm në Itali, sikurse ai ”Loro”./Lajmi.net/





