Beniada pjesë e homazheve në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani

Homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani kanë nisur në hollin e presidencës në orën 10:00, ku shumë miq, bashkëpunëtorë, të afërm e qytetarë të ndryshëm po zhvillojnë homazhe pranë arkmortit.

Të shumtë janë personat e politikës por jo vetëm, që po kryejnë homazhe pranë arkmortit , ku ka marrë pjesë edhe mbesa e tij Beniada Nishani.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

Top Channel