Beniada konfirmon lidhjen e saj

Ish banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani së fundi është komentuar në media për një lidhje.

Madje, raportohej se ajo është në lidhje me vëllaun e opinionistit të “BBV”, Arbër Hajdarit, shkruan lajmi.net.

Asnjëri nga ata nuk e kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

Por, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

Modelja ka ndarë disa foto në ‘Instagramin’ e saj, siç është kjo e fundit, ku duket dorë për dore me partnerin.

Ndonëse nuk e ka shfaqur imazhin e tij, nuk është aspak e vështirë ta kuptojmë që është Blerti për shkak të byzylyqeve që mban në dorë, me të njëjtët është shfaqur edhe në dalje të tjera televizive./Lajmi.net/