Belinda Balluku pezullohet nga detyra

Pas rreth 2 muajve e gjysmë, Gjykata Kushtetuese tha se pas kërkesës së paraqitur nga qeveria e Shqipërisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas mbledhjes që nisi që prej orës 11:00, është vendosur që të rrëzohet ankimimi i qeverisë, pasi gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër. Kështu, rikthehet masa e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.

Kushtetuesja vlerësoi njëzëri se edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Kujtojmë se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut u mor me kërkesë të SPAK, pasi ajo u mor zyrtarisht e pandehur për dyshime mbi shkelje ligjore në procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi, duke e konsideruar atë si një tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.