Belgjika regjistron rekord të lartë të vdekjeve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, 283 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Belgjikë, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi sëmundjes COVID-19, njoftoi sot Shërbimi Federale Publik i Shëndetësisë së këtij vendi.

Numri i vdekjeve është rritur në 2.523 persona, ndërsa janë konfirmuar 1.580 raste të reja të koronavirusit, duke sjellë bilancin e infeksioneve në 24.983.

Por me trendin aktual, numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të bie. Ndërsa 459 pacientë të rinj u shtruan në spital të mërkurën, 483 persona mund të largohen nga institucionet e kujdesit shëndetësor pas shërimit.

Gjithsej, 5.590 pacientë janë nën trajtim në spitale, me 1.285 prej tyre në kujdes intensiv.

Duke marrë parasysh se mundësitë e punës kanë rënë dukshëm për shkak të pandemisë, masat e reja synojnë të mos ndëshkojnë punëkërkuesit për arsye ekonomike përtej kontrollit të tyre.

Më herët, qeveria po ashtu njoftoi të shtojë 150 miliardë euro si benefit të papunësisë së njerëzve që humbin punën për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 87.830 njerëzve deri më tani.