Belgjika regjistroi një numër rekord vdekjesh gjatë valës së të nxehtit në qershor

Belgjika regjistroi ditën e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i këtij shekulli gjatë valës së të nxehtit në qershor, sipas të dhënave paraprake mbi vdekshmërinë, të publikuara të enjten nga agjencia belge e statistikave, Statbel.

Gjithsej 650 persona vdiqën më 27 qershor, ndërsa 640 të tjerë më 28 qershor.

Këto shifra u tejkaluan vetëm gjatë pandemisë së Covid-19, kur 675 persona humbën jetën më 10 prill 2022.

Mesatarisht, rreth 300 persona vdesin çdo ditë në Belgjikë./DPA News