Bekteshi: Qytetarët të mos shqetësohen, kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit

-Nëse paraqitet nevoja, shteti është i gatshëm të plotësojë rezervat e mallarave, por për momentin nuk ka nevojë për këtë, kështu deklaroi fillimisht sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell TV21. Bekteshi siguroi se shteti ka rezerva të mjaftueshme të drithrave.

“Dua të përsëris edhe një herë dhe t’u garantoj qytetarëve se rrezerva shtetërore të mallrave janë më se të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit për të mbuluar nevojat vendore. Mullinjtë apo kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë tonelata grurë, mbi 10 mijë tonelata misër dhe mbi 8 mijë tonelata elb për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonelata në vitin 2017, në 253 mijë tonelata në vitin 2021”, deklaroi Bekteshi.

Bekteshi apeloi tek qytetarët që të mos bien preh e spekulimeve.

“Qytetarët të mos bien preh e asnjëlloj spekulimi, të mos shqetësohen, për shkak se ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tregut vendor”, tha Bekteshi.