Bekteshi mbështeti shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastirit dhe TEC Osllomej

I mbështes plotësisht vendimet për shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastir dhe TEC Osllomej. Si institucion kompetent në fushën e energjetikës, Ministria e Ekonomisë kërkon në vazhdimësi menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të institucioneve, shënoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me rastin e vendimit të Bordit Drejtues të SHA EMV për ndryshimet kadrovike me të cilat janë shkarkuar drejtorët e TEC Manastir dhe TEC Osllomej.

Ministri në postim përsërit se nuk do të ketë goditje të çmimeve të energjisë elektrike nga janari i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë as kufizime për energjinë elektrike.“Ne në mënyrë të përkushtuar ndjekim punën e kompanive energjetike”, shënoi Bekteshi.

Në seancën e BD të SHA EMV ishte miratuar vendimi për shkarkim të drejtorëve të TECManastir Zllatko Qurçievski dhe të TEC Osllomej, Zllatko Piperkoski.

Për u.d. drejtor i TEC Manastir është emëruar Pece Matevski, drejtor i deritanishëm i Termoelektranës, ndërsa në TEC Osllomej, Stojan Mickoski drejtor teknik i deritanishëm në Miniera.

Nga SHA EMV paralajmëruan se në ditët në vijim do të bëhen edhe ndryshime tjera kadrovike brenda në kombinate, me qëllim të përmirësimit të procesit të prodhimtarisë dhe ballafaqimit me sfidat e krizës energjetike.

Qeveria më 9 nëntor të këtij viti me kërkesë të Komisionit për ndjekje të gjendjes në sektorin energjetik, të përbërë nga Ministria e Ekonomisë, solli vendim për shpallje të gjendjes së krizës në sektorit energjetik në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Me vendimin u krijua mundësia të injektohen mjetet financiare në kompanitë energjetike me qëllim që të stabilizohet gjendja e tregut të energjisë elektrike.