Një njesi, dy, gjashtë apo tetë njesi zgjedhore është lufta mes LSDM-së dhe BDI-së në rrejtet sociale. Edhe pse ka kohë deri në zgjedhjet e 12 prillit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se çër BDI-në nuk është e rëndësishme nëse do të marrë më shumë deputetë, sepse BDI fiton me çfarë do llojë kodi, përcjell TS.
“Le të jemi të qartë …
Për BDI-në nuk është e rëndësishme nëse do të marrë më shumë deputetë me vendosjen e një njësie zgjedhore (arsyetimi i partnerëve tanë, sipas simulimeve, jo ‘zëvendës kryetarit’ të tyre!!!), me cilin do lloj kodi zgjedhor BDI do të jetë fitues në bllokun shqiptar, edhe atë BINDSHËM.
Për BDI-në ËSHTË E RËNDËSISHME nëse struktura etnike e shtetit do të pasqyrohet në numrin e deputetëve.
Ç’farë po bëjmë me Badinter-in?
E pranueshme apo jo, ju lutem të sqaroheni …!?
Për tash, kaq…
Fundjavë të mbarë, dhe javën tjetër le ta fillojmë me simulime të qëndrueshme dhe debat të hapur për këtë temë të rëndësishme që shqetëson të gjithë qytetarët dhe që duhet të pasqyrojë strukturën etnike të shtetit” ka shkruar Bekteshi./TS/