Bekim Sali viziton Dizhonin (FOTO)

I shoqëruar nga bartësi i listës për Këshillin Komunal të Çairit, Zudi Koka, dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, kandidati i ASh-AAA-së, Bekim Sali sot ka vizituar një pjesë të lagjes Dizhon.

“Duke ecur në këmbë nëpër pellgjet e ujit të krijuara gjithandej pas shiut në Çair, kishim mundësi ta ndjejmë edhe vështirësinë e jetës së këtyre banorëve të braktisur nga politikat publike të autoriteteve komunale. Duke ndjerë keqardhje për gjendjen e tyre, u zotuam që të punojmë për jetë më cilësore për këta njerëz”, thuhet në kumtesën e Alternativës.