Bekim Fazliu “godet” kryetarin e Kushtetueses: Në fermën e RMV-së ka edhe Stallë Kushtetuese, ku në krye të saj ri një muzat

Ish deputeti Bekim Fazliu ka reaguar me ironi përmes një statusi në rrjetet sociale, duke aluduar ndaj kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostovski.

“Nëse do të ishte shkruar ‘Ferma e Kafshëve’ për realitetin e RMV-së, sigurisht që në fermë do të kishte edhe një stallë të veçantë, Stallën Kushtetuese. Aty, në krye të saj, do të rrinte një muzat i madh, D., i rëndë dhe solemn”, ka shkruar Fazliu.

 

 

Me këtë përshkrim ironik, Fazliu lë të kuptohet se aludimi i tij lidhet me rolin dhe qëndrimet e Kostovskit në krye të Gjykatës Kushtetuese.