Bekim Fazliu: Ali Ahmeti po i përdorë partitë e vogla, si lecka (Video)

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu, në një intervistë për gazetën LAJM, ka folur për të gjitha zhvillimet politike në vend. Ai pas një kohe të gjatë është shfaqur në media për të dhënë opinionet e tij lidhur me ngjarjet e fundit. Duke folur për skenën politike shqiptare, Fazliu tha se partitë shqiptare joshen lehtë nga pushteti dhe se BDI-ja po i përdorë për interesa të veta subjektet më të vogla.

“Partitë opozita mos të lakmojnë shumë pushtetin. E kemi parë që deri tani BDI-ja ka luajtur shumë me partitë opozita, duke e marrë njërën për një kohë të shkurtë në pushtet dhe duke e larguar tjetrën. Këto veprime të pamatura të opozitës vetëm ia kanë zgjatur jetën BDI-së dhe kanë shtuar agoninë te shqiptarët”, tha ish deputeti Bekim Fazliu për gazetën LAJM.

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.