Bejta: Shumë shpejtë do të njoftoheni për keqpërdorime të mëdha në komunë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka akuzuar udhëheqjen aktuale për keqpërdorime të mëdha financiare. Sipas tij, në komunë janë harxhuar mbi 20 milionë euro të regjistruara dhe të tjera të paregjistruara, krahas këtyre harxhimeve Bejta thotë se nuk është bërë asnjë punë për qytetin e Gostivarit, përcjellë Gazeta “Lajm” dhe “Lajm TV”.

“Për shkurt kohë do të kuptoni se çfarë keqpërdorime të mëdhaja janë bërë në Komunën e Gostivarit. Janë harxhuar mbi 20 milion të regjistruar dhe të pa regjistruar, mbi 30 milion euro, a nuk është bërë asnjë punë për qytetin e Gostivarit”, deklaroi Bejta.