Bejrut, mijëra persona nën gërmadha

Shpërthimet në Bejrut të Libanit shkaktuan të paktën 100 viktima, ndërsa janë lënduar mbi 4000 persona, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Numër i madh i personave ndodhen nën gërmadha, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur që edhe pas 10 orëve
Sipas presidentit të Libanit, Michel Aoun shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi, të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Presidenti Aoun caktoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë. Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të shpejtojnë ndihmat për Libanin.
Nga ana tjetër, kryeministri i Libanit Hasan DIab, deklaroi se për shpërthimin do të bëhet hetim, ndërsa fajtorët do të marrin dënimin maksimal.
“Çfarë ndodhi nuk mund të lihet pa ndëshkuar. Ata që janë përgjegjës do ta paguajnë çmimin e kësaj katastrofe. Ky është një premtim për viktimat dhe të lënduarit. Ky është angazhim kombëtar. Do të jepen fakte për depon e rrezikshme që ekziston që nga vitit 2014”.
Ndërkohë mediat thonë se kimikatet që shpërthyen në Bejrut, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash e konfiskuar në vitin 2014 e cila ishte në pronësi të një biznesmeni rus. Por materiali është ruajtur pa masa e duhura të sigurisë.
Pas shpërthimit në Bejrut më shumë krerë shtetëror shprehën ngushëllime për tragjedinë. Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se sipas informatave të marra nga gjeneralët e tij, shpërthimi mund të jetë shkaktuar edhe nga ndonjë sulm me bombë.
Shpërthimi në Bejrut u ndje 240 km larg, në ishullin e Qipros dhe në Mesdheun lindor. Njerëz atje thoshin se kanë menduar se ishte një tërmet.