Behrami: Covid na futi frikën te Genoa

Pandemia Covid-19 goditi së fundmi skuadrën e Genoa, ku më shumë se 20 anëtarë rezultonin pozitivë.

Në këtë skuadër bën pjesë edhe Valon Behrami dhe ky i fundit ka treguar për frikën që kishte kapluar skuadrën ato ditë.

“Ky është një virus që ka prekur miliona veta, ishin rreth 36 mijë vdekje vetëm në Itali”, ka thënë Behrami, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të ndihemi fajtorë që marrim virusin, pasi puna jonë përfshinë kontakte dhe udhëtime, kështu që i ndodh secilit”, shtoi lojtari me prejardhje nga Kosova.

“Isha i frikësuar. Është frika e infektimit të atyre që do, sepse të jesh futbollist në atë pikë nuk është shqetësimi kryesor”, ka thënë mes tjerash ish mesfushori i Zvicrës.

Genoa kthehet në fushë nesër, për ndeshjen kundër Verona.