Olta Gixhari ani pse jo e pëlqyer ajo komentohet shumë për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Ajo ka pasur debate tejet të forma me disa prej banorëve aty, shkruan lajmi.net.
E kur thuhet debatet e forta, bëhet fjalë për Efin dhe Luizin, i cili po vazhdon rrugëtimin në “BBVA”.
Por, përtej këtyre, ajo njihet edhe për natyrën e saj provokuese.
Së fundmi teksa ka qenë e vetme në dhomë e gjumit, aktorja nuk i ka rezistuar dot muzikës dhe tundimit për të bërë “twerk”.
Videoja e saj po qarkullon në rrjetin social “TikTok”, teksa aktorja shihet duke i dridhur të pasmet ndërsa kërcen nën ritmet e muzikës.
Ndryshe, të martën ka habitur publikun, teksa doli i preferuara e tyre bashkë me Luizin./Lajmi.net/




