Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka refuzoi të merrte shiritin e kapitenit pas zëvendësimit të Alexandre Lacazette në ndeshjen ndaj Brentfordit.
Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Emil Smith Roëe (46’) dhe Bukayo Saka (79’) për vendasit, ndërsa Christian Norgaard (90+) për mysafirët.
Megjithatë, vëmendjen në këtë ndeshje e ka ‘vjedhur’ edhe mesfushori shqiptar, Xhaka, por jo me ndonjë gol, asistim apo kartonë.
Xhaka befasoi të gjithë pasi refuzoi të merrte shiritin e kapitenit gjatë fitores së kundër Brentfordit.
Mesfushorit shqiptar iu ofrua shiriti i kapitenit pasi kapiteni aktual i klubit Lacazette u zëvendësua në minutën e 84-të nga Eddie Nketiah.
Lacazette i kishte dhënë shiritin në krah zëvendësuesit të tij, Nketiah, i cili përfundimisht ia kaloi atë Kieran Tierney pasi Xhaka e refuzoi atë.
Momenti i refuzimit të shiritit të kapitenit nga Xhaka është bërë viral tashmë në rrjetet sociale.