Bëhet i ditur identiteti i femrës që e theu veturën zyrtare të Artan Grubit

Policia po e ndriçon shpejtë incidentin e ndodhur dje në mesditë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin një femër e ka thyer xhamin e përparmë (shofershajbnën) e veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi.
Sipas MPB-së, bëhet fjalë për femër 38 vjeçare, cila menjëherë pas incidentit është dërguar në stacion policor. Policia ka bë të ditur edhe inicialet e saj.
“Rreth orës 12 para Kuvendit nga ana e V.J. është thyer xhami i përparmë i veturës Pasat, pronë e Qeverisë së Maqedonisë. Nga ana e zyrtarëve policorë personi është arrestuar në Stacionin policor në Qendër. Po punohet për ndriçim të rastit”, njoftuan nga MPB.
Në këtë incident nuk ka të lënduar, kurse nuk dihen as motivet e femrës.