Begaj: Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se “Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB”.

Ai po ashtu ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne do ta përkrahim Kosovën në këtë proces që të ketë përgjigje pozitive”.

Begaj po ashtu ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të thellohet edhe më tutje.

Po ashtu tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Ai tha se është në shtëpinë e tij, referuar Kosovës.

Kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare që kur mori pozitën e presidentit të Shqipërisë një javë më parë.

Kjo është vizita e parë e Bajram Begajt që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik.

Vizita e Begajt u bë me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Dhe në orën 13:00 ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45.

Begaj do të bëjë homazhe edhe në varrezat e familjes Jashari në orën 16:35.

Agjenda e plotë:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

/Abcnews.al/