Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar si akt të rëndësishëm historik, i uroi autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Në të njëjtën kohë, Begaj i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.
“Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj./tvklan.al