Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave”, kështu tha presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj për Ismail Kadarenë.

Begaj tha se Ballkani ka humbur poetin e miteve të tij ndërsa Evropa dhe bota, kanë humbur përfaqësuesin më të spikatur të letërsisë moderne.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës”, shkroi Begaj.