Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpalljes së vendimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në një reagim të shkurtër pas dhënies së dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Begaj e cilësoi vendimin si një lajm që sjell “trishtim të thellë”.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm”, shkroi presidenti.
Begaj iu referua gjithashtu vendosmërisë së ish-krerëve të UÇK-së për ta apeluar vendimin, duke e konsideruar atë një shenjë integriteti dhe qëndrueshmërie.



