Fjolla Morina së fundi është përfolur për martesën e saj të dështuar me Fisnik Sylën.
Madje ata edhe pas ndarjes vazhduan “thumbimet” mes njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Të dy dhanë versionet e tyre nëpër media, por ende nuk dihet saktë se pse martesa e tyre shkoj drejt fundit.
Ditën e djeshme filloi muaji i shenjtë i Ramazanit dhe ndër mijëra besimtarë që agjërojnë ka dhe shumë VIP-a.
Një ndër to është edhe Fjolla Morina e cila ka treguar se agjëron çdo vit.
Këngëtarja teksa njihet si provokuese me veshjet e saj që nganjëherë tregojnë më shumë sesa duhet, ka befasuar teksa është shfaqur e mbuluar.
“Mirë se vjen o muaj i bekuar! Ramazani qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët. Amin”, ka shkruar ajo krah fotos së postuar./Lajmi.net/