Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, ka postuar një video nga takimet e tij me qytetarë nëpër shtëpitë dhe familjet kosovare.
Hamza ka thënë se qytetarët do t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ndryshimi është afër.”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër:
“Shtëpi më shtëpi, familje më familje, me qytetarë që duan t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit. Në mesin e tyre nuk jam vetëm si kandidat për kryeministër, por edhe si mik e dashamir i tyre. Mikpritja dhe besimi që po marr janë motivi më i madh për të vazhduar punën për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Ndryshimi është afër.
#PDK125 #StopKrizes”, ka shkruar Hamza.
Videolink:



