I pari i PDK-së Bedri Hamza është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin që siç tha, gjatë këti takimi u ritheksua se Ramiz Lladrovci ka qenë dhe mbetet pjesë e PDK-së. Hamza tha se Drenasi është komuna e shtatë e fituar në zgjedhjet e fundit lokale dhe shtoi se vazhdon të jetë bastion i fitoreve.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.
Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit,
Të bashkuar, gjithmonë të fituar”, ka shkruar Hamza.






