Bedri Hajdari: Dy deputetë nga Shqipëria vijnë nesër në protestë, policia më njoftoi se nuk na ndalon te Mavrovasja

Bedri Hajdari nga Këshilli i Protestave për Drejtësi ka marë informacion nga policia se nesër nuk do të pengohen protestuesit të shkojnë deri para nderteses së Qeverisë.
“Policia nuk do të na ndalojë tek Mavrovasja si herën e kaluar, por do të na lejojë pa pengesa të shkojmë deri te Qeveria”, deklaroi Hajdari për Gazetën Lajm.
Njëkohësisht ai ka paralajmëruar edhe prezencên e dy deputetëve nga Shqipëria në protestë.
“Te nderuar qytetar,
neser ne perkrahje te protestes paqsore do te kemi dy vllezer nga Shqiperia, deputet nga Tirana ne Kuvendin e Shqiperise,
z. Kostaq Papa dhe z. Koço Tahiri”, thekson Hajdari.
Protesta fillon në ora 14 te parku i Çairit dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë.